🕊️ Meditimi Ditor i Neoshqiptaristit. Data: 12 Qershor 2025
- Arian Galdini

- Jun 12, 2025
- 1 min read

Titulli: Të duash pa u dëshpëruar
Është e lehtë ta duash Shqipërinë në këngë.
Ta përqafosh në poezi.
Ta shpallësh në fjalime.
Por dashuria e vërtetë nuk është emocion festiv, është qëndresë në zhgënjim.
Ta duash Shqipërinë kur të ngre, është natyrshme.
Ta duash kur të rrëzon, është zgjedhje.
Ta duash kur të përbuz, kur të largon, kur të gënjen, kur të shkatërron ëndrrat një nga një atëherë dashuria jote nuk është ndjenjë.
Është besnikëri.
Neoshqiptaristi nuk e do Shqipërinë si një pasion i përkohshëm.
Ai e do si një mision që nuk braktiset, edhe kur plagoset.
Sepse ai nuk e ka lidhur dashurinë me pritshmërinë për shpërblim.
Por me një të vërtetë të brendshme që i thotë:
“Nëse nuk e duam ne, askush nuk do ta dojë për ne.”
Thirrja e ditës:
🕯️ Dashuria për Shqipërinë provohet kur ke arsye për ta lënë, dhe zgjedh të qëndrosh.
.png)











Comments