🕊️ Meditimi Ditor i Neoshqiptaristit. Data: 7 Korrik 2025
- Arian Galdini

- Jul 7, 2025
- 1 min read

Titulli: Të mos largohesh nga vetja, edhe kur bota të braktis
Ka ditë kur ndihesh i panevojshëm.
Kur fjalët e tua nuk dëgjohen.
Kur të vërtetat që mban brenda trajtohen si iluzione.
Kur bota vazhdon përpara pa ty, sikur nuk ke qenë kurrë pjesë e saj.
Aty nis tundimi më i rrezikshëm, të largohesh nga vetja.
Të heqësh dorë nga ajo që je, vetëm që të jesh pak më i pranueshëm, pak më i pëlqyer, pak më i përshtatshëm.
Por Neoshqiptaristi nuk negocion me veten.
Sepse ai e di se më e rëndë se braktisja nga bota, është braktisja që i bën vetes.
Ai e di se nuk është në këtë udhëtim për t’u duartrokitur, por për të mos humbur qënien e tij të vërtetë.
Të mbetesh i ndershëm me veten, edhe kur të tjerët largohen, është të tregosh se nuk ke zgjedhur të jesh i mirë për të tjerët, por sepse s’mund të jesh ndryshe.
Thirrja e ditës:
🕯️ Mos u largoni nga vetja për të qëndruar afër të tjerëve.
Sepse ata që të duan vetëm kur nuk je më vetja, nuk të kanë dashur kurrë.
.png)











Comments