top of page

Meditimi Ditor nga Arian Galdini. “Qetësia është zjarr” – Një pëshpëritje force. 📅 09 Qershor


“Të mos kërkosh të bindësh askënd”


Kur e vërteta është bërë pjesë e qenies sate,

ajo nuk ka më nevojë për mbrojtje, as për duartrokitje.

Ajo qëndron.

Thjesht qëndron.


Mos e shpenzo veten për të bindur ata që nuk kërkojnë të kuptojnë, por vetëm të fitojnë një debat.


Ka njerëz që nuk dëgjojnë, jo ngaqë nuk kuptojnë, por sepse ndihen të kërcënuar nga drita që nuk u përket.


Të mos kërkosh të bindësh, është të pranosh që rruga jote nuk është për t’u shpjeguar, por për t’u jetuar.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page