top of page

Meditimi Ditor nga Arian Galdini “Qetësia është zjarr” – Një pëshpëritje force 📅 1 Korrik


“Kur nuk ndreq botën, por nuk e prish veten”


Ka ditë kur nuk ke fuqi të ndryshosh asgjë.

Kur padrejtësia vazhdon të flasë me zë më të lartë se e vërteta.

Kur ndershmëria përbuzet si naivitet, dhe heshtja të shihet si humbje.


Por nuk është gjithmonë qëllimi të ndreqësh botën.

Ndonjëherë qëllimi i vetëm është të mos lejojmë që ajo të na prishë ne.


Sepse ka ditë kur fitorja e vetme është të mos bëhesh si ata që e kanë humbur shpirtin, vetëm për të mbijetuar.


Të mbetesh njeri, edhe kur s’ke fuqi të bësh asgjë tjetër, është më shumë se mjaftueshëm.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page