Meditimi Ditor nga Arian Galdini “Qetësia është zjarr” – Një pëshpëritje force 📅 11 Korrik
- Arian Galdini

- Jul 11, 2025
- 1 min read

“Të mos rrudhesh që të të bëjnë vend”
Ka kohë kur bota s’të thotë:
“Shuaji dritat e tua.”
Por të kërkon t’i zbehësh pak.
Të jesh më pak i thellë, më pak i prerë,
më pak i vërtetë.
Të jesh i “bukur”, jo i “drejtë”.
I “përshtatshëm”, jo i “ndjeshëm”.
Në fillim është një fjalë që nuk e thua.
Pastaj një e vërtetë që nuk e mbron.
Pastaj një lëshim që e quan maturi.
Dhe pa kuptuar, ke rrudhur veten, vetëm që të hysh në një vend që kurrë nuk qe për ty.
Por njeriu nuk është bërë për të hyrë në formën e botës.
Është bërë për të qëndruar i patjetërsuar,
edhe kur nuk ka vend për të.
Mos u rrudh.
Nëse duhet të mbetesh jashtë për të mbetur vetvetja, atëherë jashtë është vendi më i shenjtë.
Arian Galdini
.png)











Comments