top of page

Meditimi Ditor nga Arian Galdini. "Qetësia është zjarr” – Një pëshpëritje force. 📅 11 Qershor


“Të mos biesh në emër të të drejtës”


Ka momente kur të jesh i drejtë do të thotë të mbetesh vetëm.

Kur heshtja e të tjerëve do të të bërtasë në vesh më shumë se çdo turmë.


Mos kërko të bëhesh i kuptueshëm në një botë që e ka braktisur të drejtën për rehati.

Mos bjer për të qenë i pranueshëm.

Mos e ul kokën për të mos dalë jashtë radhe.


Ka një vetmi që është shenjë rruge.

Dhe një turmë që është verbëri kolektive.


Njeriu që rri në këmbë për atë që është e drejtë, edhe kur toka i rrëshqet poshtë këmbëve, ka gjetur një themel që nuk shembet kurrë.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page