Meditimi Ditor nga Arian Galdini "Qetësia është zjarr” – Një pëshpëritje force 📅 12 Korrik
- Arian Galdini

- Jul 12, 2025
- 1 min read

“Mos e shkel gurin mbi të cilin u ngrite”
Ka njerëz që pasi ngrihen, fillojnë të shikojnë poshtë, me përbuzje, me harresë, me arrogancë.
E shkelin gurin mbi të cilin u ngritën, sepse tani u duket i vogël.
Tani që janë më “lart”, harrojnë se gjithçka që kanë, është mbi diçka që nuk e ndërtuan vetë.
Por dinjiteti nuk është në majë.
Dinjiteti është në mirënjohje ndaj asaj që s’të kërkoi kurrë asgjë, por të mbajti.
Të mbrojti.
Të ngriti.
Mos e shkel gurin që të mbajti.
Sepse ditën që e përbuz rrënjën tënde, ke nisur të kalbesh pa e ditur.
Arian Galdini
.png)











Comments