Meditimi Ditor nga Arian Galdini. “Qetësia është zjarr” – Një pëshpëritje force. 📅 12 Qershor
- Arian Galdini

- Jun 12, 2025
- 1 min read

“Kur nuk pranon të bëhesh si ata”
Shumë njerëz nuk prishen befas.
Ata thyhen ngadalë, pa zhurmë.
Fillimisht heqin dorë nga një parim, pastaj heshtin para një padrejtësie, më pas bëjnë kompromis me një gënjeshtër të vogël… derisa, pa e kuptuar, janë bërë pikërisht ajo që përçmonin dikur.
Njeriu i vërtetë nuk është i përkryer, as i paprekshëm.
Por ai ka një vijë që nuk e kalon.
Ai zgjedh të mos bëhet si ata që shtypin, mashtrojnë, harrojnë.
Në një shoqëri ku mbijetesa përdoret si justifikim për shndërrimin në ujk, të mbetesh njeri është akt i rrallë.
Dhe akt i shenjtë.
Arian Galdini
.png)











Comments