Meditimi Ditor nga Arian Galdini “Qetësia është zjarr” – Një pëshpëritje force 📅 14 Korrik
- Arian Galdini

- Jul 14, 2025
- 1 min read

“Të mos jesh as mall, as pasqyrë, por tokë e shenjtë e vetvetes”
Bota do të të shesë.
Herë si produkt, herë si simbol.
Herë si model, herë si armik.
Do të të tregtojë në tregun e mendimeve të lehta, do të të përvijojë në forma që ti nuk i zgjodhe kurrë.
Por njeriu që ka tokë të vetën brenda vetes,
nuk blihet.
Nuk pasqyrohet.
Nuk varet nga koha, moda, duartrokitja.
Ai që rri në heshtje dhe s’e ul veten për t’u pranuar, nuk është i prapambetur, është i rrënjosur.
Dhe nga rrënjët lind gjithmonë lulja që nuk vyshket, edhe kur nuk shihet nga askush.
Të mos jesh mall për përdorim, as pasqyrë për të imituar, por tokë ku ndërgjegjja mund të qëndrojë zbathur pa frikë, kjo është madhështia që nuk ka çmim.
Arian Galdini
.png)











Comments