Meditimi Ditor nga Arian Galdini “Qetësia është zjarr” – Një pëshpëritje force 📅 17 Korrik
- Arian Galdini

- Jul 17, 2025
- 1 min read

“Të mos bëhesh urë për të kaluar të tjerët, nëse vetë nuk e kalon lumin”
Shpesh na mësojnë se njeriu i mirë është ai që rri shtrirë, që lejon të tjerët të ecin mbi të,
që hesht që të ketë paqe, që dorëzohet që të shpëtojë tjetri.
Por e mira që të copëton, nuk është dashuri, është vetësakrifikim i verbër që nuk lind asgjë.
Nëse ti nuk ke kaluar lumin vetë, nuk mund të jesh urë për askënd.
Mos e ndërto veten që të ecin të tjerët mbi ty, nëse nuk je ngritur përtej ujit.
Ndryshe, të gjithë do të kalojnë, dhe ti do të mbetesh nën nivelin e shpresës sate.
Të jesh shërbesë nuk do të thotë të zhdukesh.
Do të thotë të lartohesh aq sa prania jote
të mos jetë përdorim, por udhëzim që nuk lejon askënd të humbasë vetveten.
Mos u bëj urë që harrohet.
Bëhu shenjë që kujtohet.
Arian Galdini
.png)











Comments