Meditimi Ditor nga Arian Galdini "Qetësia është zjarr” – Një pëshpëritje force 📅 22 Korrik
- Arian Galdini

- Jul 22, 2025
- 1 min read

“Të mos e shpjegosh veten, kur ajo që je është më shumë se çdo fjalë”
Ka raste kur bota kërkon sqarim.
Të kërkon të thuash pse nuk je si të tjerët.
Pse nuk ndjek. Pse nuk shfaqesh. Pse nuk lyp vëmendje.
Por njeriu i rrënjosur nuk ka nevojë të shpjegohet.
Sepse vetë qëndresa e tij është fjala që nuk shteron.
Ai që flet për të bindur, e ndjen veten në dyshim.
Ai që flet për të dëshmuar, e ndjen veten në mbrojtje.
Por ai që rri drejt dhe nuk përgjigjet, ka kuptuar se dritën nuk e bën më të fortë shpjegimi, por qëndrimi.
Të mos flasësh për të treguar se je i pastër.
Të mos përulesh për të bindur.
Të mos rrëzosh për të mbrojtur.
Të rish në paqe dhe në heshtje, sepse je më shumë sesa ç’të kërkojnë të shpjegosh.
Arian Galdini
.png)











Comments