Meditimi Ditor nga Arian Galdini. "Qetësia është zjarr” – Një pëshpëritje force 📅 22 Qershor
- Arian Galdini

- Jun 22, 2025
- 1 min read

“Të mos shkëlqesh në kurriz të rrënjëve”
Ka njerëz që për të ndriçuar, pranojnë të djegin gjithçka rreth tyre.
Madje edhe veten.
Madje edhe ata që i sollën në jetë.
Por drita që vret nuk është dritë.
Është një zjarr i pakontrolluar, që s’ka dinjitet, as busull.
Mos e shkel tokën që të ka mbajtur, vetëm që të jesh më i lartë.
Mos e prerë degën që të ka rritur, vetëm për tu dukur si trung më vete.
Sepse lavdia që ndërtohet mbi mohim, është lavdi që nuk mban gjatë.
Të mos shkëlqesh në kurriz të rrënjëve, kjo është mënyra më fisnike për të qenë dritë pa u bërë flakë.
Arian Galdini
.png)











Comments