Meditimi Ditor nga Arian Galdini “Qetësia është zjarr” – Një pëshpëritje force. 28 Korrik
- Arian Galdini

- Jul 28, 2025
- 1 min read

“Kur e mira nuk ka zë, por ka rrënjë”
Në një kohë që i njeh zërat, jo thelbin, shfaqjen, jo përmbajtjen, ritmin, jo qetësinë,
të jesh i mirë nuk do të thotë të dukesh.
E mira nuk ngrihet me fjalë.
As me deklarata.
As me vetëbesim të dëgjuar.
Ajo rritet si rrënjë, në tokë që askush nuk e sheh, në thellësi që askush nuk i duartroket.
Disa do të të kalojnë pranë dhe nuk do të të shohin.
Disa do të të dëgjojnë dhe nuk do të të kuptojnë.
Por ti nuk je i thirrur për të bindur, je i thirrur për të qëndruar.
Bëhu rrënjë, jo degë që kërkon dritë me çdo kusht.
Bëhu heshtje që nuk lyp vëmendje, por që ruan vetveten nga zhurma.
Arian Galdini
.png)











Comments