Meditimi Ditor nga Arian Galdini. "Qetësia është zjarr” – Një pëshpëritje force 📅 28 Qershor
- Arian Galdini

- Jun 28, 2025
- 1 min read

“Të mos e ndërtosh veten mbi rrënojat e tjetrit”
Ka njerëz që ngjiten, duke ulur të tjerët.
Që ndërtojnë emrin e tyre, duke shembur të tjerët.
Që flasin për drejtësi, duke ushqyer urrejtje.
Por njeriu nuk bëhet më i madh, kur ia zbeh dritën tjetrit.
Ai vetëm gënjen veten se po ndriçon.
Madhështia nuk ndërtohet mbi krahasime, por mbi heshtjen e ndershme që refuzon të shkelë, edhe kur rruga është e vështirë dhe tundimi i shpejtë.
Të mos shkelësh mbi askënd, as me fjalë, as me heshtje, as me përçmim të fshehtë, është mënyra më fisnike për t’u ndërtuar pa u ndotur.
Arian Galdini
.png)











Comments