top of page

Meditimi Ditor nga Arian Galdini “Qetësia është zjarr” – Një pëshpëritje force 📅 3 Korrik


“Të mos kesh suksesin që do bota, por të mos kesh humbjen që do shpirti yt”


Ka një sukses që të ngre lart, por të zbraz nga brenda.


Ka një fitore që të jep duartrokitje, por të merr heshtjen e ndërgjegjes.


Dhe ka një dështim që bota s’e kupton dot,

sepse është thjesht refuzimi për të bërë atë që nuk je.


Të mos pranosh një çmim që kërkon shpirtin,

është të tregosh se kush je në një botë që do të të shesë.


Të dështosh për të qëndruar i pastër, është të fitosh përtej çdo fjalori suksesi.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page