Meditimi Ditor nga Arian Galdini “Qetësia është zjarr” – Një pëshpëritje force 📅 4 Korrik
- Arian Galdini

- Jul 4, 2025
- 1 min read

“Nderi nuk bërtet, por nuk tretet”
Jetojmë në një kohë ku të jesh i drejtë nuk mjafton më, duhet të dukesh i drejtë, të dëshmohesh, të ngjash me drejtësinë.
Nëse nuk ka kamera, nuk ka akt moral.
Nëse nuk ka publik, nuk ka virtyt.
Por nderi i vërtetë është ai që vepron edhe kur askush nuk do ta dijë kurrë.
Ai që nuk e mat veten me reputacionin, por me heshtjen e ndërgjegjes.
Ai që s’e ndërron veten për asnjë version të pranueshëm për të tjerët.
Sepse në fund, koha i mbulon të gjitha, por jo nderin e pathyer.
Ai mbetet, i padukshëm, por i pazhbëshëm.
Të jesh njeri i nderit nuk është një rol.
Është një mënyrë e të qenurit që nuk varet nga rrethanat.
Nderi nuk bërtet.
Por kur gjithçka tjetër shembet, ai është i vetmi që nuk tretet.
Arian Galdini
.png)











Comments