Meditimi Ditor nga Arian Galdini “Qetësia është zjarr” – Një pëshpëritje force 📅 5 Korrik
- Arian Galdini

- Jul 5, 2025
- 1 min read

“Mos ndërto asnjë gjë që nuk mund ta mbash me ndërgjegje”
Ka sukses që të ngre në majë, por çdo shkallë që ngjite, të shtyp pak nga pak shpirtin.
Ka lavdi që ndizet, por digjet nga brenda.
Nuk është çdo arritje fitore.
Nuk është çdo arritje e denjë për t’u mbajtur.
Nëse ndërtove një emër, një karrierë, një jetë, duke bërë paqe me gënjeshtra të vogla,
me padrejtësi të heshtura, me heshtje të qëllimshme, atëherë ke ndërtuar diçka që nuk mund ta mbash dot në sytë e vetes sate.
Mos ndërto asnjë gjë që të kërkon të shesësh zërin tënd të brendshëm.
Sepse ajo që duket si arritje, nëse është ndërtuar mbi mohim të së vërtetës, nuk është sukses, është një tjetër formë disfate.
Arian Galdini
.png)











Comments