Meditimi Ditor nga Arian Galdini “Qetësia është zjarr” – Një pëshpëritje force 📅 6 Korrik
- Arian Galdini

- Jul 6, 2025
- 1 min read

“Mos e ndërro thelbin me rol”
Ka njerëz që jetojnë siç pritet prej tyre, jo siç thërret ndërgjegjja e tyre.
Që sillen si të mençur, por nuk kanë guximin të jenë të vërtetë.
Që dinë çdo gjë për etikën, por nuk dinë të thonë një jo të thjeshtë kur duhet.
Bota na mëson si të dukemi.
Por vetëm ndërgjegjja na kujton si të jemi.
Mos e ndërro thelbin me rol.
Mos e ndërro pastërtinë me përshtatje.
Mos prano të bëhesh dikush tjetër, vetëm për të qenë i pranueshëm.
Sepse kur njeriu zhvesh gjithçka që s’është e tij, ajo që mbetet nuk është humbje, është pikërisht njeriu që Zoti kishte parashikuar të jesh.
Arian Galdini
.png)











Comments