Mendime Shpirti: Maja e qetësisë!
- Arian Galdini

- Jul 18, 2025
- 2 min read

Nga Arian Galdini
Në një dhomë ku zëri i botës shndërrohet në frymë, një trup qëndron i mbështetur mbi një divan.
Librat hapen si rrugë të brendshme.
Kafja avullon në filxhan dhe gjymtyrët gjejnë pushim.
Ky çast lind një vendbanim të qetësisë së ndërgjegjshme.
Ai bëhet dritare e një pranie që zgjohet në heshtje.
Çdo veprim shndërrohet në rit që ndriçon qenien.
Asgjë nuk kërkon shpjegim.
Gjithçka fton për praninë e thelluar.
Mendja as e mbron veten, thjeshr hapet si fletë që fton dritën të banojë brenda saj.
Në këtë ndalesë, ku gjithçka qëndron në ritmin e vet, jeta gjen hapësirën për të pushuar pa frikë dhe për të marrë frymë si formë kujtese.
Mjaftueshmëria rrjedh në formën e një ndalese që krijon thellësi.
Ajo ushqen mendjen me ritëm të përqendruar.
Çasti i thjeshtë i uljes mbi divan nuk zbret në zakon.
Ai ngrihet si një gjest i pastër që rrit përmasën e jetës së brendshme.
Leximi bëhet takim.
Kafja bëhet kujdes.
Trupi bëhet vend që strehon shpirtin në paqe.
Mendimet e përditshme qetësohen.
Në këtë përqendrim, çdo çast lartësohet.
Një copë batanije e mbështetur mbi supe ruan ngrohtësinë e asaj që s’mund të shprehet me fjalë.
Kur njeriu qetësohet, ndriçimi ndodh vetvetiu.
Prania rritet me qetësi.
Forca qëndron si dritë që s’flakëron, veç zgjat.
Fjala fiton peshë.
Heshtja bëhet e tejdukshme.
Mendja rritet me përulësi.
Shpirti shfaqet pa fjalë të mëdha.
Qetësia përhapet si valë që përqafon gjithçka që gjendet përreth.
Në thellësinë e heshtjes, herë pas here lind pyetja, a është qetësia mungesë e zërit, apo pranimi që zëri s’ka më nevojë të dëgjohet?
Në çdo akt të përditshëm qëndron mundësia për një moral të rrënjosur në përkujdesje. Njeriu që e mbështet veten me butësi fton trupin të pushojë, shpirtin të lartësohet dhe mendjen të gjejë ritëm të heshtur.
Në këtë përkujdesje ndodh ndërtimi i së mirës.
E mira mbin si frymë që rrjedh përmes butësisë.
Ndjeshmëria bëhet urë që lidh njeriun me përditshmërinë.
Në këtë qartësi, çdo veprim është zgjedhje. Çdo përkujdesje është ndriçim.
Lartësia formohet nga themelet.
Njeriu i përmbajtur shfaq përmasën e një madhështie që rritet në qartësi.
Qetësia bëhet dëshmi.
Mjaftueshmëria mbush hapësirën me dritë. Prania shndërrohet në rrënjë që ushqejnë gjithçka rreth vetes.
Trupi mbart lehtësinë.
Mendja ndriçon.
Gjurmët lulëzojnë në heshtje.
Ai që qëndron ulur me paqe, mban botën pa asnjë lëvizje.
Në një botë që mat ritmin me shpejtësi, urtësia qëndron në hapësira të qarta.
Ajo shfaqet me siguri të heshtur.
Qartësia ndriçon.
Fryma ecën në hapësira të ndërtuara me përqendrim.
Mendja gjen pushim dhe veprimi lind si jehonë e brendshme.
Filozofia bëhet rrugë përmes përditshmërisë.
Ajo shfaqet në mënyrën se si ndalet dora, në mënyrën si zgjidhet fjala, në mënyrën si jetohet çdo çast.
Paqtia është zgjedhja e dritës që ka kuptuar se të rrezatosh s’është më e nevojshme.
Në fund të ditës, ajo që mbetet është drita që u mboll në çaste të zakonshme.
Ajo dritë përshkon ditën e nesërme me qetësi. Ajo udhëheq.
Ajo krijon hapësirë për të ndërtuar përsëri.
Trupi që dikur ishte ulur, tashmë është bërë vetë paqja që diellon dhomën.
Maja qëndron në zemër. Ajo mbart dritë të butë. Prania shndrit.
Fryma qëndron e kthjellet.
Urtia lind vazhdimësi. Drita rritet.
Qetësia përhap jetë.
Arian Galdini
.png)











Comments