top of page

Mendimi që mbetet është ai që nuk bërtet

ree

Nganjëherë duket sikur kemi menduar gjithë ditën, por s’kemi menduar asgjë.

Zhurma e mendimeve të tjetrit, mendimeve të urgjencës, mendimeve të rregullta, i ka zënë vendin mendimit të vërtetë.


Ai mendim që ngjizet e merr jetë kur je në vetmi.

Kur nuk pret që të tjerët të të japin temën.

Kur nuk do të dukesh i mençur.


Mendimi që mbetet është ai që nuk bërtet.

Është ai që të gërryen pa të bezdisur.

Ai që nuk e ndan me botën, sepse është pjesë e heshtur e karakterit tënd.


E në mbrëmje, ndoshta ajo që na mungon nuk është një ide e re, por hapësira për të dëgjuar mendimin që kemi harruar brenda vetes.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page