Michael, përfaqëson ti Metaversin apo Metareversin?
- Arian Galdini

- Aug 6, 2025
- 2 min read

I dashur Michael,
A përfaqëson ti Metaversin?
Apo Metareversin?
Sepse ti, i dashur Michael, je Reverse. (Reverse - kthim pas)
Jo përpara. Jo përparim.
Por kthim prapa.
Një rikthim pas.
Një rrotullim pas në kohë.
Dikur, në shpella, neandertalët vizatonin simbole mbi gurë.
Për të komunikuar, duhej zjarr, pluhur dhe heshtje.
Të paktën ata përpiqeshin.
Meta(re)verse as përpiqet.
Tani jemi të “bekuar” me botsa që përsërisin të njëjtat fjali, pafundësisht.
Pa shkëndijë. Pa zjarr. Pa shpirt. Vetëm një rreth vicioz.
Për dikë si unë, Reverse ka një kuptim të vetëm:
Shijen e diktaturës.
Dhe Meta(re)verse më jep pikërisht atë shije:
Një regjim çnjerëzor, i zbrazët.
Një diktaturë makinerish.
Një imitim dixhital i autokracisë brutale që ne e rrëzuam në vitin 1990.
Kur u ngritëm për demokraci. Kur rimorëm dinjitetin.
Po tani?
Si rrëzohet një bot?
Si ngrihesh kundër një kodi?
Më thuaj ti, Michael.
Ti je numri 33 në një kor buzëqeshjesh të zbrazëta.
Ja një test i ri për Meta(re)verse:
Albert Ajnshtajni po luan si sulmues në ekipin e Guardiolës dhe shënon gola ndaj portieres Kim Basinger.
Për kë vendos bastin ti, Michael?
Oppenheimer-i sapo është shpallur sopranoja e vitit në Teatrin Kombëtar të Maceve që hanë sanduiçe me bomba atomike.
Ju, në Meta(re)verse, a keni votuar për këtë?
Dhe sot, ma merr mendja, macja ime porositi pica.
Ia solli vetë Mark Zuckerberg.
I veshur si Friday i Robinson Crusoe-s.
Faleminderit paraprakisht për përgjigjen, që e di që do të vijë së shpejti, nga Bot-i numër 34.
Por unë, këtu, e mbyll përfundimisht këtë komunikim.
Ky cikël i boshllëkut të pafundmë nuk është më parodi.
Është diktaturë botsash.
Tirani e algoritmeve pa mendim.
Dhe po vret demokracinë, dinjitetin dhe vetë njerëzimin.
Duhet të ndiheni të turpëruar.
Arian Galdini
Themeltar i LRE – Rinisja
Tiranë, Shqipëri
.png)











Comments