top of page

"Ministrja e re" pa trup, pa ndërgjegje dhe pa asnjë marrëdhënie me qytetarin

ree

Në Shqipëri, një qeveri e vjetër në pushtet shpalli një “ministre të re” që nuk ka trup, nuk ka ndërgjegje dhe nuk ka asnjë marrëdhënie me qytetarin.


E quajti Diella, por ajo është një kod i mbyllur që vendos mbi miliarda lekë në prokurime publike, pa mbikëqyrje parlamentare dhe pa përgjegjësi penale.


Qeveria pretendon se algoritmi është i paanshëm.


Por në çdo sistem të mbyllur, kodi bëhet vegël në duart e atyre që e shkruajnë.


Algoritmi nuk jep llogari, nuk mund të shkarkohet, nuk mund të pyetet nga qytetari.


Në vend të transparencës, Diella ofron një iluzion ndriçimi.


Në vend të llogaridhënies, ofron një dritare grafike pa përmbajtje.


Dhe rreziku është edhe më i thellë, kjo formë e re e qeverisjes, ku një makinë vendos në emër të qytetarit, nuk është thjesht një eksperiment, është një sulm ndaj vetë parimit të demokracisë.


Në Lëvizjen Rinisje besojmë se pushteti duhet të jetë njerëzor, i përgjegjshëm dhe i hapur ndaj kontrollit qytetar. Nuk e pranojmë as kontrollin nga prapaskena e serverëve, as spektaklin e avatarëve që flasin me zë të sintetizuar.


Demokracia nuk është një iluzion grafik. Është akt përgjegjësie reale.


Dhe çdo tentativë për ta zëvendësuar me kode të padukshëm është hapi i parë drejt shuarjes së qytetarit si subjekt politik.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page