Ndoshta sot mjafton të jemi njerëzorë me njëri-tjetrin
- Arian Galdini
- Sep 5
- 1 min read

Mirëmëngjes miq,
sot është një nga ato ditët që nuk kërkon shumë fjalë.
Pak diell, pak frymë, një fjalë e mirë, një mendim i kthjellët, këto mjaftojnë për të nisur ditën drejt.
Në një kohë ku gjithçka është zë, status, reagim…
ndoshta sot mjafton të jemi njerëzorë me njëri-tjetrin.
Të jemi të kthjellët, pa ngarkesë.
Të flasim më pak me polemikë, më shumë me ndjeshmëri.
Shqipëria nuk ka nevojë sot për spektakël.
Ka nevojë për normalitetin e një fjale që nuk lëndon, të një njeriu që nuk nxiton të gjykojë.
Le të fillojmë me qetësi, sepse aty fillon edhe forca.
Ditë të mbarë e bekime🙏🫶
Comments