Në një vend ku askush nuk e pranon fajin, përgjegjësia është akt rebelimi…
- Arian Galdini

- Sep 14
- 1 min read

Në një vend ku askush nuk e pranon fajin, përgjegjësia është akt rebelimi…
Pothuajse gjithçka në këtë vend është ngritur për të mos mbajtur përgjegjësi.
Politika e hedh fajin.
Shoqëria e përcjell.
Mediat e relativizojnë.
Dhe njeriu i zakonshëm, mbyllur mes dy skajeve, shpesh hesht.
Sepse është lodhur.
Por përgjegjësia nuk është barrë.
Është forma më e lartë e pavarësisë.
Sepse vetëm ai që e mban përgjegjësinë për veten dhe për mjedisin që krijon, mund të mendojë i lirë.
Kjo është filozofia që mblodhi një grusht njerëzish që vendosën të mos jetojnë më të pajtueshëm me rrjedhën.
Këta njerëz themeluan atë që sot është propozimi më i kthjellët për një Shqipëri të ndershme dhe të drejtë, LRE.
Nuk është frymë e zakonshme.
Është ajo që disa e quajnë Rinisja.
.png)










Comments