top of page

Ne nuk jemi zhdukur

ree

Ne nuk jemi zhdukur.


Nuk jemi tërhequr. Nuk jemi dorëzuar.

Nuk jemi strukur.

Jemi thjesht duke ndërtuar.


Pak ditë më parë mbajtëm Asamblenë Kombëtare të LRE-së dhe shpallëm emrin e ri të partisë sonë: LRE – Rinisja.


Një fjalë, një identitet, një dëshmi. Ne nuk jemi kthim. Jemi ringritje.


Nuk bëjmë pjesë në zallamahinë e zhurmave të ditës. Nuk e kërkojmë vëmendjen duke u përplasur në baltën që serviret si skenë.


Nuk bërtasim në rreshta të zbrazët.


Sepse ne nuk jemi krijuar për të folur, por për të qëndruar.

Nuk i biem tavolinës që të dëgjohemi.


Ne krijojmë tryezë, dhe presim që të vijnë ata që kanë guximin të mendojnë.


Këto muaj heshtje nuk janë rrëzim, janë maturim.


Nuk jemi fshehur. Jemi thelluar.

Po ndërtojmë çdo ditë një parti me identitet, me doktrinë të qartë, me një qëndrim moral që nuk dridhet.


Të djathtën humane shqiptare.


Një të djathtë që nuk kopjon.

Një të djathtë që nuk klonon.

Një të djathtë që nuk importon.

Një të djathtë që nuk turpërohet nga fjala virtyt.

Ne nuk jemi model i ardhur.

Jemi vetvete.

Jemi neoshqiptarë me vetëdije dhe pa maska.


Në vitin 2020 lindëm me besimin se e mira mund të fillojë e ngjizet e rriter e zhvillohet në këtë vendin tonë. U goditëm menjëherë.

Me baltë, me gjakosje, me shpifje, me urrejtje. Deri në fund të vitit 2022 ishim objekt sulmi dhe përbuzjeje.

Në 2023 u trajtuam si të vdekur.

Në 2024 si të harruar.

Në 2025 na shpallën të varrosur.


Por… ne jemi ende këtu.


Na thanë hajdutë. Mashtrues. Tradhtarë.


E ja ku jemi sot.


Sot me buzëqeshje, shumë njerëz më pyesin: Si ka mundësi që një “mashtrues” vazhdon ende, pa pushtet, pa para, pa sukses, pa arritje, pa famë, pa ofiqe, pa media?


Si ka mundësi që vazhdon aktivitetin, ruan selinë, ruan komunitetin dhe vijon përpara, ditë pas dite, vit pas viti?


Kushdo që ka mend në kokë, e kupton, se e vërteta nuk tretet nga baltërat.


Ajo bëhet më e fortë.


E ne, që nuk kishim asgjë, por kishim të vërtetën, jemi ende këtu.


Me sytë përpara. Me duart në punë.


Me shpresën si armë dhe ndërgjegjen si kompas.


Në 11 maj të këtij viti nuk morëm pjesë në zgjedhje.


E dinim që kostoja do të ishte e lartë.


Organizative, morale, strukturore, psikologjike.


Por ishte një zgjedhje me ndërgjegje të plotë, për të mos u shndërruar në dekor të një loje të rreme.

Ne nuk u blemë.

Nuk u përfshimë. Nuk u konsumuan.


Kjo është prova jonë.


E dimë që shumë prej jush presin zëra të fortë.


E dimë që shpirti shqiptar pret shkundje, pret ndriçim, pret guxim.


Do të vijë. Do të vijmë.


Jo për të folur si të tjerët, por për të shpallur një rrugë të re.


Ata që na lanë, braktisën e madje edhe na biçakuan pas shpine me përgjime, përbaltje e lincime në rrjete sociale e media, sot janë të shpërndarë.


Ata që na baltosën, sot nuk e dinë me kë janë.


Ata që na quajtën të vdekur, po ndjekin sot fantazmat e një kohe që vdes vetë çdo katër vjet.


Por ne… jemi gjallë.


Jemi LRE – Rinisja.


Nuk ikëm. Nuk heshtëm.

Nuk na shuan dot as balta, as gjaku, as harresa.

Sepse ndërgjegjja jonë është gjallë.


Dhe do të rritet.


E kur të vijë koha, dhe do të vijë, askush nuk do të thotë më: “Të gjithë janë njësoj.”


Sepse ne jemi ata që nuk u bëmë si gjithë të tjerët.


Arian Galdini


Kryetar i LRE Rinisja

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page