top of page

Nënë Tereza

ree

Nënë Tereza apo Shën Tereza, jetoi në shenjtëri edhe kur ishte fizikisht mes nesh në këtë botë.


Ajo u vetëmohua, u vetësublimua për të tjerët.


Nuk bëri një jetë per veten e saj.


Nuk i përjetoi kohën, hapësirën dhe rrethanat si përpjekje për të jetuar jetën.


Përkundërazi, ajo e dedikoi jetën.


Një jetë e dedikuar është jetë e shenjtëruar.


Tani që ajo është pranë Zotit, vjen në një dimension të ri drejt nesh duke na dedikuar pikërisht shenjtërimin e saj.


Në jetë e në pasjetë ajo është një njeri që vetëm ka dedikuar çdo dhuratë të Zotit, për ne.


E unë ndaj e kujtoj e shoshis këtë reflektim me veten time, brenda meje sepse tek Nënë Tereza e djeshme dhe Shën Tereza e sotme, dua të mësoj dedikimin.


Ndaj lutja ime sot për Shenjten Nënë Terezën është kjo:


Më jep forcë e kurajo të jetoj një jetë të dedikuar.


Amen🇦🇱🙏🙏🙏🙏

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page