Njerëzit e mirë nuk janë të dobët. Janë të rrallë.
- Arian Galdini

- Sep 13
- 1 min read

Njerëzit e mirë nuk janë të dobët. Janë të rrallë.
Në një botë ku shpejtësia, forca dhe zhurma duken të pathyeshme, njeriu i mirë ngjan si i tejkaluar.
Si një kujtim nga një kohë tjetër.
Por njerëzit e mirë nuk janë të dorëzuar.
Janë të qartë.
Nuk bëjnë pazare me ndërgjegjen.
Nuk rregullojnë kostumin e tyre në një sistem të ndotur.
Ata nuk flasin për të rënë në sy.
Ata rregullojnë veten si një mënyrë për të mos e prishur botën.
Në LRE, ne besojmë te njerëzit e mirë.
Jo si simbolikë romantike, por si bërthamë e vetme e mundshme e ndryshimit.
Sepse vetëm kush mban karakter, mund të ndërtojë një shoqëri që mban lirinë.
.png)










Comments