Nuk ka gjithmonë nevojë të përmbyllësh ditën me konkluzione
- Arian Galdini

- Sep 7
- 1 min read

Nuk ka gjithmonë nevojë të përmbyllësh ditën me konkluzione.
Ka mbrëmje që nuk kanë përgjigje.
Nuk kanë domosdoshmëri.
Kanë vetëm një vend ku mund të ndalosh, të ulesh pak më i qetë, dhe të mos kërkosh më shumë se kaq.
Mund të mos e kesh bërë gjithë çfarë doje.
Mund të mos të ketë dëgjuar askush.
Mund të ndihesh i vogël përballë një bote që s’ndalet.
Por kjo mbrëmje nuk të gjykon.
Ajo të jep një vend të vogël ku mund të thuash:
Sot ia vlejti.
Ashtu siç isha. Me gjithë lodhjen, me gjithë paqartësinë, me gjithë përpjekjen.
Dhe ndoshta, kjo është më shumë se mjaft.
.png)











Comments