top of page

Nuk kemi nevojë për më shumë fjalë


Nuk kemi nevojë për më shumë fjalë.


Kemi nevojë për më shumë njerëz që e mbajnë fjalën.


Në Shqipëri, fjalët janë bërë të lehta.

Të gjitha premtojnë. Të gjitha duket se dinë. Të gjitha duket se mbrojnë.


Por pak fjalë peshojnë, sepse pak njerëz që i thonë, kanë ndërmend t’i mbajnë.


Ne nuk jemi të uritur për zgjidhje magjike.


Jemi të etur për qëndrueshmëri.


Për njerëz që nuk lëkunden sipas interesit, që nuk kthejnë fjalën në ofertë, që e kuptojnë se besimi është më i shenjtë se fitorja.


E kemi të qartë, një vend nuk ka nevojë për fjalë të mëdha.


Ka nevojë për një gjuhë që nuk tradhton vetveten.


Në këtë lëvizje që e nisim çdo ditë nga e para, fjala është premtim dhe premtimi është detyrë.


Ne jemi Rinisja🇦🇱🙏🫶

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page