Nuk lindim qytetarë. Zgjedhim të jemi.
- Arian Galdini

- Sep 13
- 1 min read

Nuk lindim qytetarë. Zgjedhim të jemi.
Asnjë nga ne nuk lind me ndërgjegje të përgatitur.
Asnjë nuk hap sytë e parë me përgjegjësi politike.
Ne mësojmë ta shmangim fajin.
E ushtrojmë lirinë si leje, jo si akt.
Por vjen një ditë kur mendja jep sinjal.
Një gjë nuk na bind. Një padrejtësi nuk e gëlltisim dot më. Një sistem nuk na përfaqëson.
Dhe në atë çast, pa zhurmë, pa tamtame, njeriu zgjohet si qytetar.
Në LRE, ne e dimë se qytetaria nuk është identitet, është akt.
Është vendimi për të mos jetuar më vetëm për vete.
Është refuzimi për të pranuar që shoqëria është gjithmonë e të tjerëve.
Zgjedhja për të qenë qytetar është zgjedhje për të marrë përgjegjësi, jo për të kërkuar faje e fajtorë e aq më pak shpëtimtarë.
.png)










Comments