top of page

Përgjegjësia është vendim që lind kur asnjë fjalë tjetër nuk të bind

ree

Askush nuk ta cakton përgjegjësinë.

Askush nuk të thotë se tani është koha për ta ndjerë veten të nevojshëm për diçka më shumë.


Vetëm ti e kupton kur ajo që ndodh përreth nuk përfaqëson më asgjë që ndjen përbrenda.

Vetëm ti e ndjen kur asnjë rol i jashtëm nuk të shpjegon më dot se kush je dhe çfarë duhet të jesh.


Në atë çast, pa zhurmë, pa ceremoni, ti e merr përgjegjësinë.

Jo për të ndryshuar botën menjëherë.

Por për të mos e pranuar më të keqen si normalitet.

Për të mos e lënë veten të zhbëhet në heshtje, në shkujdesje, në përshtatje me padrejtësinë.


Përgjegjësia është vendim që lind kur asnjë fjalë tjetër nuk të bind.

Kur e vetmja gjë që të ngroh është e vërteta që nuk pranon të jetojë pa të.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page