Poezi: Ai që s’fshihet në asnjë libër!
- Arian Galdini

- May 7
- 4 min read

Nga Arian Galdini
Nuk jam më ai që thashë dikur se jam.
Ai mbeti në gojët
që i vunë emër çdo gjëje
veç plagës së vet.
Që prej asaj dite e kuptova
se koha jonë nuk i vret gjërat duke i thyer.
I vret duke ua ndërruar emrin.
Uljen e quan urti.
Dorëzimin e quan pjekuri.
Heshtjen e quan qytetari.
Mungesës së shtyllës
i vë emrin liri.
Dhe njeriu, duke i dëgjuar gjatë
këta emra të larë,
nis e zbrazet pa zhurmë,
si shtëpi ku drita rri ndezur
edhe pasi fryma ka dalë.
Njëherë shkrova, jam.
Gërma e parë ma çau dorën.
E dyta ma mbushi pëllëmbën me hi.
Atëherë mësova
se fjala nuk është strehë.
Është gjyq.
Dhe se njeriu nuk hyn në të vërtetën
si hyn në një sallë të ndriçuar,
por si hyn buka në zjarr,
duke lënë pas butësinë e parë
që të marrë formën
që mund të ushqejë.
Që prej asaj dite
nuk kam kërkuar më të më kuptojnë.
Sepse gënjeshtra, në këtë epokë,
nuk vjen gjithnjë me fytyrën e bishës.
Shpesh vjen me zë të matur,
me këshillë të arsyeshme,
me dorë mbi sup,
me atë butësinë e qytetëruar
që të lutet të mos shkosh më tej,
që të mos trazosh rendin
e atyre që e kanë prerë të vërtetën
sipas masës së rehatisë së vet.
Kam parë fytyra të pastra
që s’mbanin më njeri brenda.
Fjalë të rregullta
që s’mbanin më peshë.
Jetë pa plagë të hapur,
por me sjellje të lëmuar.
Kjo është murtaja jonë më e hollë,
jo barbaria që hyn me armë,
por shterimi që hyn me edukatë
dhe e bind njeriun
të jetojë pa gur, pa zjarr, pa qiell,
mjafton të mos trondisë askënd.
Ai që mban plagën pa treg
e njeh çastin
kur frika i vë emër tjetër rënies.
Ai që s’e lëshon njeriun
kur njeriu lodhet prej vetes
e njeh atë peshë.
Kaq mjafton
që fjala të mos bjerë
nën emrin që i sajon frika.
Në fund
do të mbetet vetëm prova
nëse fjala u bë aq e pastër
sa gënjeshtra të mos kishte ku të fshihej brenda saj,
aq e rëndë
sa zbukurimi të mos e mbante dot,
aq e gjallë
sa libri të mos më mbante më mua.
Dhe nëse një popull
ngrihet një ditë prej asaj plage,
do të ngrihet
kur të mos pranojë më
emrin e rremë
për uljen e vetë,
për frikën e vetë,
për heshtjen e vetë,
për të vërtetën e vetë.
Atëherë
do të mbetet vetëm
fjala
që s’iu nda
emrit të vetë.
Arian Galdini
Poem:
He won’t hide in any book!
By Arian Galdini
I am no longer the man
I once said I was.
He stayed behind in the mouths
that found a name for everything
except their own wound.
From that day on
I understood that our age
does not kill things by breaking them.
It kills them by renaming them.
It calls surrender wisdom.
It calls submission maturity.
It calls silence civility.
It gives the name of freedom
to the lack of a spine.
And a man, after hearing too long
those laundered names,
begins to hollow out without a sound,
like a house with the lights still on
after the breath is gone.
Once, I wrote: I am.
The first letter split my hand.
The second filled my palm with ash.
Then I learned
that language is no shelter.
It is judgment.
And that a man does not enter truth
the way he enters a lit room,
but the way bread enters fire,
leaving behind its first softness
to take the shape
that can feed the hungry.
From that day on
I stopped asking to be understood.
For falsehood, in this age,
does not always come
with the face of a beast.
Often it comes with a measured voice,
with reasonable advice,
with a hand on your shoulder,
with that civilized ease
that asks you not to go any farther,
not to disturb the order
of those who have cut truth down
to the size of their own comfort.
I have seen clean faces
with no one left inside them.
Orderly words
with no weight left in them.
Lives with no wound laid open,
only polished surfaces.
This is our subtlest plague:
not barbarism entering with weapons,
but exhaustion entering with good manners
and persuading a man
to live without stone, without fire, without sky,
so long as he unsettles no one.
He who carries the wound without show
knows the moment
when fear gives collapse another name.
He who does not let go of a man
when that man grows tired of himself
knows that weight.
That is enough
to keep the word
from falling under
the name fear invents for it.
In the end
only the proof will remain:
whether the word became so bare
that falsehood found no place to hide inside it,
so heavy
that ornament could not bear it,
so alive
that no book could hold me anymore.
And if a people
rise one day from that wound,
they will rise
when they no longer accept
the false name
for their own submission,
for their own fear,
for their own silence,
for their own truth.
Then
only the word will remain
that never left
its own name.
Arian Galdini
.png)



Comments