top of page

Poezi: Atje ku s’erdhi askush, rrije ti!


Nga Arian Galdini


Je pa emër,

si ajo dritë që s’vjen

por mbetet.

Je ku s’mbërrin hapi,

e megjithatë, gjithçka pushon te ti.


Frymëmarrje pa gjoks,

kthim pa nisje,

gjurmë që s’kanë kaluar,

lot që nuk bien

por mbajnë botën pezull.


Degët i rrit ajri,

rrënja s’ka dhe

veç qetësia qëndron si truall.

Nën ty, edhe toka

është vetëm kujtim

i asaj që s’ka pasur peshë.


Asgjë s’do të vijë,

sepse gjithçka është mbërritur

pa pasur nevojë për ardhje.

Në vend të fjalës,

je heshtja që i mban të gjitha

pa i quajtur.


Je në atë boshësi

që nuk ka zbrazëti,

në atë mungesë

që mban formën.


Asgjë s’qarkullon rreth teje

dhe ti nuk lëviz,

por çdo gjë ndodh

sepse je.


Je,

pa e thirrur njeri.

Je,

sepse s’të ka humbur askush.

Je,

jo për të ndriçuar,

por për të mos u shuar.


Je,

ashtu siç janë gjërat

që mbajnë gjithçka

pa u parë kurrë.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page