top of page

Poezi: Dielli dhe dashuria...

ree

Nga Arian Galdini



Nuk i fshihem diellit.


Në vend të syve e vendos të shoh botën.


Rrezet ia bëj qerpikë të përqendroj vështrimin.


Qiellin e bëj vendqëndrim mendimesh.


Tokën e lëshoj si një pasthirrmë.



Mbi dete e oqeane lundroj me marinar trishtimin.


Lumenjve shtratin ua sajdis nëpërmjet besimit.


Në pyje, Hirushe të vetmuar lëshoj Dashurinë.


E brenda meje nuk ka më boshllik.



Ke ardhur ti beftas.


E më ke mbushur me Pafundësi.


Ti nuk je e thjeshtë në mua.


Ti je Grimca e Zotit që më jep gjallërinë.


S'më duhen shkencëtarë e as mendjendritur.


Që të kuptoj se pa ty jam veç zbrazëtinë.


Ti në mua e unë në ty bëjmë e zhbëjmë një Gjithësi.



Frytin tonë të dashurisë s'e kemi yll as Galaksi.


David që mbretëron për ne.


Martin që triumfon për ne.


Ne ishim dy e u bëmë tre.


Ishim tre e u bëmë katër.


Janë bij që vijnë nga dashuria.


Janë dashuri që vijnë mes nesh.


Janë botë e re që na ribën.


Na ribën e na rikthen, na zhvendos e na rigjen.



Botët tona tashmë janë ndryshe.


Harlisen bashkë këto botë të dlira.


Për ne shtëpizë dashuria.


Fqinja jonë është Përjetësia...




Fund



Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page