top of page

Poezi: Emri që duhet merituar!



Nga Arian Galdini


Emri nuk bëhet i yti

ditën që e trashëgon.


Në fillim

del i plotë.


Vjen prej të parëve,

hyn në gjuhën tënde,

ulet në tingull.


Ti mund ta thërrasësh

para të tjerëve,

sikur prejardhja

ta kishte mbaruar njeriun

përpara jetës së tij.


Pastaj vjen çasti

kur e përdor

për ta bërë më të vogël

një fytyrë përballë.


Jashtë

nuk thyhet asgjë.


Tingulli nis

si më parë.


Rrokja e parë vjen.


E dyta

mbetet diku

midis gojës

dhe njeriut

që nuk deshe ta shihje.


Atje fillon humbja.


Jo në histori.

Jo te të parët.

Jo te gjuha.


Te goja.


Por shqiptimi yt

mban një ndalesë

që nuk zbukurohet.


Emri mbetet.


Goja

nuk e nxjerr.


Arian Galdini

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page