Poezi: Tinguj!
- Arian Galdini

- Aug 18
- 1 min read

Nga Arian Galdini
Pa sy e shoh qiellin.
Me tinguj e mas gjer në pafundësi.
Çdo skutë ia di a thua se duart e mia kanë cekur ngado.
Tingujt ma feksin botën si kërleshje mendimesh.
Tingujt që rrezet e diellit bëjnë harpë të ndërgjegjes sime.
Dëgjoj pafundësinë dhe e njoh deri në fund.
E nuk habitem.
Nuk habitem pse fundin ia di pafundësisë.
Me tinguj ndërgjegjeje gjithçka është e rrokshme.
E pafundme është mundësia, e i fundmë është kuptimi.
Tokën e dëgjoj me sy që nuk ngopen.
Zhurma e saj është kaq e fortë jashtë meje.
Toka e njerëzve që me çdo akt këlthasin.
Toka e gjallesave që s'bëzajne dot.
Toka e maleve që kanë jehonë trishtimin tonë.
Toka e deteve dhe pyjeve që fshehin thellë moszgjimin tonë.
Të fjetur në ëndrrat e Harmonisë së Hipokrizisë ne endemi Somnabul ngado.
Me tinguj që veshët kurrë nuk i kapin.
E sy që shohin por dot nuk dëgjojnë...
Arian Galdini
.png)











Comments