Politika nuk është zanat. Është marrëdhënie
- Arian Galdini

- Sep 13
- 1 min read

Politika nuk është zanat. Është marrëdhënie.
Kur politika bëhet zanat, përfaqësimi bëhet treg.
Moraliteti bëhet pengesë.
E vërteta bëhet bezdi.
Qytetari bëhet burim marketingu e shitblerjeje.
Por në thelb të saj, politika nuk është karrierë.
Është mënyra se si njerëzit ndërtojnë besim mes tyre.
Është mënyra se si marrim vendime për njëri‑tjetrin dhe duhet të jenë më të pastra se vendimet që marrim për veten.
Në LRE, ne nuk e shohim politikën si podium.
E shohim si marrëdhënie të përgjegjshme me shoqërinë.
Një fjalë është më shumë se fjalë.
Një detyrë është më shumë se pozitë.
Sepse mbi çdo gjë tjetër, politika është prova më e madhe e karakterit të njeriut.
.png)










Comments