top of page

Robert Redford

ree

Për ne që u rritëm në Shqipërinë e mbyllur të komunizmit, ku kinemaja ishte filtruar nga censura dhe çdo rreze arti vinte me vonesë e me ndalesa, emrat si Robert Redford ishin si dritare të hapura në një botë tjetër.


Filmat e tij vinin si jehonë nga një univers ku arti ishte liri, ku imagjinata mund të merrte fluturim dhe ku aktori bëhej simbol i asaj që ne e ëndërronim.


Në rolet e tij, qoftë si i rebeluar, qoftë si idealist apo aventurier, ne shihnim jo vetëm një histori filmi, por një mundësi për të shpëtuar nga realiteti ynë i ngushtë.


Redford ishte për ne një ikonë e artit që frymonte liri.


Ai na mësonte, pa thënë asnjë fjalë drejtpërdrejt, se arti i vërtetë nuk njeh pranga dhe se njeriu mbetet i lirë për aq kohë sa di të ëndërrojë.


Edhe sot, kur kujtoj ato netë kur shihnim fshehurazi filma të tij, më duket sikur shoh një fëmijë që përmes syve të Redford zbulonte botën.


Ai nuk ishte thjesht aktor, por simbol i një dritareje që na dha frymëzim, art dhe shpresë në kohë të errëta.


🙏🙏🙏🙏

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page