🟦Rubrika Ditore: Nga Dhjetori 1990 tek Skuthokracia e sotme 🗓️ 12 Korrik 2025📍 Dita 18 / 121
- Arian Galdini

- Jul 12, 2025
- 2 min read

📌 Titulli: “Pas 1997-ës: Në vend të reflektimit, u zgjodh rikthimi”
📝 Analiza
Pas një katastrofe, ka gjithmonë një mundësi.
Mundësinë për të kërkuar ndjesë.
Për të kuptuar ku gabove.
Për të rishkruar rrugën mbi një ndërgjegje të re.
Pas vitit 1997, Partia Demokratike e kishte këtë shans.
Ajo mund të ndalonte.
Të merrte frymë thellë.
Të dëgjonte popullin.
Të kuptonte se shkatërrimi i shtetit nuk mund të shlyhet me fjalë, por vetëm me ndryshim të vërtetë moral, ideor dhe kulturor.
📚 Por çfarë bëri PD-ja?
• Nuk pranoi asnjë përgjegjësi publike.
• Nuk bëri asnjë analizë reale për rënien.
• Nuk ndryshoi lidershipin.
• Nuk ndryshoi stilin, as strukturën, as frymën.
Berisha nuk dha dorëheqje.
U rizgjodh si kryetar i PD-së në Kongresin e vitit 1997, vetëm pak muaj pas rënies së plotë të shtetit.
Në vend të një brezi të ri, u rikthye i njëjti njeri me të njëjtin model.
Në vend të vetëkritikës, u përdor retorika e “komplotit ndërkombëtar”, e “armiqve të brendshëm”, e “tradhëtisë nga brenda”.
📍 Kështu, në vend që të fillonte një kapitull të ri, PD-ja thjesht rifilloi të njëjtën histori, me më pak pushtet, por me të njëjtin gabim.
E djathta, në një moment kur mund të rishpikte vetveten, u mbyll në kujtesën e liderit që e kishte çuar në rrëzim.
Në vend të ringritjes përmes vlerave, zgjodhi qëndrimin përmes kujtimit të pushtetit të kaluar.
🕯️ Ky ishte çasti ku PD-ja nuk ishte më një mundësi për të djathtën shqiptare.
U bë peng i së kaluarës së vet, i paaftë për të lindur diçka të re, sepse nuk guxoi të shihte në sy të vërtetën, se pushteti i pamerituar është tragjedi, por rikthimi pa pendesë është farsë.
📘 Nesër, më 13 korrik: Dita 19, “Opozita 1997–2005: Luftë për mbijetesë, jo për vlera”
Do të analizojmë periudhën e gjatë të opozitës pas 1997, ku PD në vend që të ndërtonte një alternativë të re të djathtë, u mor me ruajtjen e figurës së liderit dhe rimarrjen e pushtetit, jo për ta ndërtuar më mirë Shqipërinë, por për të rivendosur vetveten si domosdoshmëri politike.
.png)











Comments