🟦Rubrika Ditore: Nga Dhjetori 1990 tek Skuthokracia e sotme 🗓️ 4 Korrik 2025📍 Dita 10 / 121
- Arian Galdini

- Jul 4, 2025
- 2 min read

📌 Titulli: “Viti 1991: Kur të djathtët u përjashtuan nga e djathta”
📝 Analiza
Nëse një fillim nuk ngrihet mbi vlera, ai rrëzohet mbi turmat.
Viti 1991 ishte çasti kur Shqipëria kërkoi të ringrihej mbi vetveten, por në vend të një ndërtimi të ndërgjegjshëm politik, ndodhi një përthithje brutale e idealistëve nga një strukturë që nuk kishte hequr dorë nga logjika e kontrollit.
Në themel, PD nuk lindi si parti e djathtë, por si reaksion ndaj së majtës.
Por kur e djathta përkufizohet vetëm si “kundër”, pa një “për” të qartë, ajo nuk bëhet dot vizion, mbetet reagim.
📚 Në vitin 1991, përreth Partisë Demokratike mblidhen figura me mendim, me origjinë të qartë qytetare e kombëtare:
• Preç Zogaj, një zë i mendimit të qetë, analitik, europian.
• Eduard Selami, një djalosh i amerikanizuar, me profil perëndimor e të moderuar.
• Pjetër Arbnori, i quajtur “Mandela i Shqipërisë”, simbol i vuajtjes dhe dinjitetit në burg.
• Sabri Godo, erudit i djathtë që kishte kaluar ferrin e diktaturës, por mbante gjallë kujtesën politike të mendimit shqiptar konservator.
• Azem Hajdari, më shumë zemër se program, më shumë energji se strategji, por simbol shpërthyes i rrëzimit të frikës.
Por shumë shpejt, këta individë filluan të ndjejnë që PD nuk ishte një lëvizje e lirë, por një projekt i kapur dhe i mbyllur.
U vendos një hierarki pa meritë, një autoritet pa konsultim, një vertikalitet ku gjithçka ngjitej lart për t’u urdhëruar më poshtë.
🛑 Figura që mund të ndërtonin një të djathtë të vërtetë, u nxorën jashtë ose u heshtën.
Mendimi nuk ishte i mirëpritur, nëse nuk ishte në shërbim.
Fryma nuk kishte vend, nëse nuk jepej si sakrificë për liderin.
Kjo është koha kur PD nuk u bë një shtëpi e të djathtës shqiptare, por një central kontrolli elektoral dhe propagandistik.
Lindi përmes emocioneve të dhjetorit, por u rrëmbye nga logjika e monolitit.
🎭 Debatet e brendshme nisën të zëvendësoheshin nga heshtja.
Zëri i ndershëm filloi të përkufizohej si “dobësi”.
Kundërshtimi i butë u trajtua si “tradhëti”.
Kritika e brendshme u barazua me “shërbim për armikun”.
Kështu, një pjesë e mendimit të vërtetë të djathtë shqiptar, që mund të kishte çuar në një rilindje filozofike të së djathtës pas 45 vitesh diktaturë, u mbyt në emër të fitores politike të shpejtë.
📍 1991 nuk është thjesht një vit tranzicioni.
Është akt i parë i humbjes së mundësisë për të ndërtuar një të djathtë shqiptare.
Në vend të një platforme vlerash, u ndërtua një platformë pushteti.
Në vend të një lëvizjeje, u krijua një organizatë që filloi me shpresë, por u përmbyll në strukturë të kontrolluar.
E djathta u përjashtua që në lindje nga shtëpia që u pretendua në emër të saj.
🕯️ Aty nisi kriza.
Jo më vonë. Jo në 1997. Jo në 2013.
Por pikërisht atëherë kur mendimi i lirë u quajt rrezik, dhe bindja u shpall virtyt.
📘 Nesër, më 5 korrik: Dita 11, “1992: Fitorja që s’erdhi nga e djathta, por nga urrejtja për të majtën”
Do të analizojmë si zgjedhjet e vitit 1992 u fituan pa një doktrinë, pa një sistem vlerash, pa një ofertë konservatore, por vetëm si përgjigje kundër regjimit të kaluar. Dhe si kjo fitore pa themel ideor u kthye në dështim historik.
.png)











Comments