Sfida më e madhe
- Arian Galdini

- Sep 4
- 1 min read

Njerëzit janë lodhur të kërkojnë zgjidhje në institucione që nuk dëgjojnë.
Janë lodhur të presin përgjigje nga dritare që mbyllen para se të flasësh.
Janë lodhur të ndihen të huaj në vendin e tyre.
Kur një qytetar e sheh shtetin si mur, jo si mbështetje, atëherë kemi më shumë se krizë, kemi thyerje të besimit.
Dhe pa besim, çdo pushtet është bosh.
Çdo reformë është vetëm dokument.
Politika nuk duhet të ngrejë struktura që duken të mëdha, por ura që ndihen të afërta.
Sot, kjo është sfida më e madhe, të bëjmë shtetin që flet gjuhën e qytetarit, jo atë të formularëve e kinse reformave.
Mirëmëngjesi të gjithëve🙏🫶
.png)











Comments