top of page

Shoqëria nuk ka nevojë për më shumë zëra që e drejtojnë nga jashtë

ree

Shoqëria nuk ka nevojë për më shumë zëra që e drejtojnë nga jashtë.


Ajo ka nevojë për më shumë mendje që e ndriçojnë nga brenda.


Kemi parë se si rendet politike zëvendësojnë vetë qytetarin me funksione, profile, user accounts.


Por një popull nuk përfaqësohet nga një ndërfaqe.


Ai përfaqësohet nga ndërgjegjja që s’pranon të heshtë përballë farsës.


Në një kohë kur të gjitha vendet kërkojnë rrugë të shpejta për të zëvendësuar përfaqësimin me iluzionin, ne qëndrojmë këtu, me një vizion të kthjellët, qytetari është themeli.


Dhe ai nuk mund të shkarkohet.

Nuk mund të instalohet.

Nuk mund të imitohet.


E ardhmja e këtij vendi nuk varet nga një server. Varet nga një mendje që nuk pranon të shndërrohet në algoritëm.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page