Shpërfillja, heshtja që djeg më shumë se çdo fjalë
- Arian Galdini

- Sep 3
- 1 min read
Updated: Sep 4

Nuk është nevoja të të godasin për të të përjashtuar.
Mjafton të mos të dëgjojnë.
Të mos të marrin seriozisht.
Të të lënë jashtë, pa ta thënë kurrë troç që je jashtë.
Kjo ndodh me qytetarin që kërkon drejtësi dhe nuk i kthehet përgjigje.
Me të riun që flet ndryshe dhe përjashtohet nga loja.
Me njerëzit e zakonshëm që kërkojnë të përfaqësohen, por nuk u hapet dera.
Kjo është dhuna më e përhapur sot, ajo që nuk ka zë, por ka pasojë.
Dhe në politikë, shpërfillja është heshtja që djeg më shumë se çdo fjalë.
.png)











Comments