top of page

Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë spektakël

ree

Shqipëria është kthyer në një vend ku gjithçka është e llogaritur, emrat që shpallen, fytyrat që vendosen, heshtjet që tolerohen.


Në këtë orkestrim të qetë, shpallet një “qeveri e re”.


E re vetëm nga ora e shpalljes.


E vjetër në çdo gjë tjetër, në frymën që mungon, në emrat që heshtin, në format që përsëriten pa ndonjë shpresë për përmbajtje.


Ata nuk janë përfaqësues.

Janë zëvendësues të përkohshëm të boshllëkut.

Dhe më e rënda nuk është që kjo ndodh.

Më e rënda është që ne e shohim dhe, me kalimin e kohës, e pranojmë si rregull.

Ngadalë, qytetari kthehet në spektator të heshtur të vetes së zhveshur nga çdo ndikim.


Kjo nuk është demokraci.

Kjo është kukullokraci.

Një regjim që e ka pushuar qytetarin nga detyra.

Një sistem që ia ka zëvendësuar zërin me stilistikë, mendimin me formë, pjesëmarrjen me përfaqësim të pashpirt.


Në sfond, pa zë, vazhdon të lëvizë një simbiozë që tashmë e ndiejmë në frymë, Regjimi Skuthokratik Rama - Berisha.

Njëri qeveris me emra të nënshtruar.

Tjetri bën opozitë me figura të stërkthyera.


Të dy ruajnë një ekuilibër të frikës, jo të drejtës.


Të dy flasin me zë të madh, për të mbuluar boshësinë që lënë pas.


Ne e dimë këtë.

E kemi parë shumë herë.

Ajo që mbetet për të bërë nuk është zhurma.

Është reflektimi.


Është pyetja që njeriu i bën vetes në heshtje:


Deri kur do të qëndroj kështu, përjashta vetes sime si qytetar?


Sepse çdo shoqëri që pranon të jetojë në lojën e përfaqësimit pa ndjenjë, përfundon në një teatër ku as nuk sheh, as nuk dëgjon, vetëm rrëshqet.


Në LRE, ne nuk e quajmë qytetarin “elektorat”.

Nuk e quajmë “resurs votash”.

Nuk e masim me klikime.

Ne e shohim si qenien e vetme që i jep kuptim shtetit.

Dhe nëse ky njeri nuk zgjohet nga brenda, asnjë skemë, asnjë lider, asnjë flamur nuk do të sjellë kthesë të vërtetë.


Ne nuk bërtasim për të thirrur turma.

Ne flasim për të ndezur ndërgjegje.

Sepse vetëm një njeri që merr përgjegjësi për veten, është gati të mbajë peshën e një republike të re.


Kjo nuk është thirrje.

Është pasqyrë.

Nëse ti ndihesh i zhgënjyer, je gjallë.

Nëse ndihesh i ftohur, ke ndjeshmëri.

Nëse e sheh boshllëkun dhe nuk e relativizon më, atëherë ke filluar të shohësh.


Dhe kur fillon të shohësh, fillon të mendosh.

Kur fillon të mendosh, ndodh kthesa.


Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë spektakël.

Ka nevojë për më shumë ndërgjegje.

Dhe ndërgjegjja lind nga heshtja.

Jo heshtja që frikëson, por ajo që të afron me veten.


Në atë heshtje lind politika e vërtetë.

Jo si lojë.

Jo si shfaqje.

Por si vendim për të mos qenë më i përjashtuar nga vetja.


Vetja në qendër dhe si përgjegjësimarrës e përgjegjësiushtrues…


Për Këta, Rama - Berisha, vetëm shpërfillje…

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page