top of page

📉 Shtohen ndjekësit, por numri bie...Magjia e zezë e algoritmit!


Të gjithë po e shihni me sytë tuaj në fotot që kam postuar:


• Çdo minutë shtohen ndjekës të rinj. Shfaqen emra, shfaqen profile të reja që më ndjekin.

• Videot kanë pëlqime, komente e shpërndarje pa pushim.

• Logjika më e thjeshtë thotë: kur shtohen ndjekësit, numri total duhet të rritet.


⚠️ Por ja çudia: në të njëjtën kohë që dhjetëra persona shtohen, numri total i ndjekësve bie. Nga 7,000 shkon 6,990. Nga 6,990 shkon 6,970, e kështu me radhë brenda pak minutave e minutë pas minute. Ndjekësit hyjnë, por si me magji zhduken.


Ky nuk është gabim llogarie.

Ky nuk është as matematikë e zakonshme.

Ky është manipulim digjital.


✋ Dikush, diku, ka vënë dorë mbi algoritmin. Një dorë e fshehtë që heq nga pasqyra çfarë realisht ndodh.


Një dorë që do të ulë artificialisht ndikimin tim, për të krijuar përshtypjen e rreme sikur interesi për mua po bie, kur në të vërtetë interesi vetëm rritet.


Një fëmijë 5 vjeç e kupton këtë lojë:


📌 Nëse në dhomë hyjnë çdo minutë 10 shokë të rinj, numri i shokëve nuk mund të ulet, përveçse dikush i fsheh pas dere.


Pra kjo është ajo që ndodh, shtohen me dhjetëra ndjekës realë çdo minutë, por sistemi i fshin fshehurazi, që shifrat të duken më të vogla.


Kjo nuk është thjesht çështje numrash.

Kjo është masakër digjitale.

Ky është manipulim politik i pastër.

Ky është një mbyllje e gojës me algoritëm.


Dhe unë po e denoncoj publikisht.

Sepse transparenca është arma më e fortë kundër manipulimit.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page