Si është e mundur që injoranca e ligësia, trushplarësia dhe maskaralliku në këtë vendin tonë janë kaq të përhapura e masive dhe kaq këmbëngulëse?

Po si është e mundur, që mendimin tim që unë e shpreh në Rrjetet e mia Sociale, duan me çdo kusht ta përkufizojnë e interpretojnë e kategorizojnë njerëz që as më njohin fare, as u kam asnjë borxh e asnjë detyrim, e mbi të gjitha njerëz që janë militantë e ndjekës e kanë zgjedhur të duan, pëlqejnë e mbështesin këdo tjetër përveç meje në Republikën e Shqipërisë?
O njerëz, mësojeni pra e fiksojeni, asnjëri prej jush nuk bën vezën e kuqe, që mendimi i secilit prej jush, apo edhe i të gjithëve bashkë, të vlejë e peshojë më shumë se mendimi im…
Nuk lejoj asnje individ, asnjë, askënd si individ e asnjë grup individësh e asnjë turmë, e madje asnjë shumicë edhe totale e dërrmuese, që të cënojë të drejtën time për të pasur mendimin tim qoftë edhe krejt i vetëm në këtë botë.
E di që vijmë nga një kulturë katastrofale komuniste e tashmë edhe talebaneske, kur mendimet duhet ti kemi uniforme, e di.
Por unë nuk mendoj dot si të tjerët.
Unë besoj tek demokracia, liria dhe dinjiteti njerëzor.
E do të luftoj sa të kem frymë që të drejtën e mendimit tim ndryshe, edhe si krejt i vetëm në botë, ta mbroj me çdo kusht e çdo çmim.
Po or po, nuk e mendoj si ju…
E as që dua ta mendoj si ju…
E nuk kam asnjë arsye ta mendoj si ju…
E pse u dashka ta mendoj si ju?
Kush ju ka thënë që u dashka ti mendojmë gjërat e punët, e ngjarjet, e fenomenet e zhvillimet e idetë, njëlloj?
Ju besoni tek Revolucioni…
Unë nuk besoj…
Ju besoni se ka Revolucion…
Unë nuk besoj.
Përkundërazi, jam i bindur se është Teatër i Madh dhe Mashtrimi më i Madh i 36 viteve…
Ju besoni tek Flamingot.
Unë nuk besoj.
Ju besoni se ka Flamingo.
Unë nuk besoj fare se ka Flamingo..
E jam i bindur se është Teatër i gjithi, është Mashtrimi më i Madh i 36 viteve.
Ju besoni tek Studentët.
Unë nuk besoj fare se janë Studentët në Protestë..
Ka Studentë të Organizuar të Partive që protestojnë me urdhër e porosi partie e për axhenda e qëllime partie në Protestë, por nuk janë “Studentët” në Protestë.
E jam i bindur se është Teatër i gjithi, është Mashtrimi më i Madh i 36 viteve.
Ju besoni tek dhuna, e besuat tek dhuna..
Unë e dënoj dhunën e jam kategorikisht kundër dhunës, kundër të gjitha llojeve të dhunës, nga kushdo, nga cilado palë e cilido krah.
Unë jam për Paqen dhe Urtinë…
Ju mendoni e besoni se po sakrifikoni, në shesh…
Nuk jua mohoj fare sakrificën.
Patjetër që po sakrifikojnë shumë njerëz aty çdo ditë e zgjedhja e tyre është të sakrifikojnë me trupin e tyre dhe me qëndresën e tyre fizike përballë Regjimit.
Shumë mirë. Nderime e respekte për sakrificën kujtdo që sakrifikon.
Ama, askush nuk ka të drejtë që mendimin e vetë e sakrificën e vetë ta vendosë mbi mendimin tim e sakrificën time e të kujtdo si unë.
Ju ndoshta nuk i dini, nuk i kuptoni, nuk i njihni mendimet e mia e sakrificat e mia, por mos guxoni, kurrë mos guxoni këtu, që të vini në Rrjetet e mia Sociale e të silleni si “Zotërit e Mendimit dhe Sakrificës”…
Unë në Rrjetet e mia Sociale do flas mendimet e mia, e vetëm mendimet e mia, e sakrificat e mia janë të miat.
Kujt nuk i pelqen, largohuni nga Rrjetet e mia Sociale.
Kush nuk respekton e nderon në Rrjetet e mia Sociale, mendimet e mia dhe sakrificat e mia dhe dinjitetin tim, ju lutem largohuni e me bëni bllok e delete, ose unë do tju bëj bllok e delete.
Kaq





Comments