🛡️ Si ta kuptojmë të Djathtën!
- Arian Galdini

- Jun 19, 2025
- 1 min read

Kur lindi e djathta?
E djathta lindi në të njëjtin çast kur dikush tha: “Jo gjithçka e vjetër është e keqe, dhe jo gjithçka e re është e mirë.”
Jo si parti, por si ndjesi shpirtërore ndaj shpërbërjes së rendit natyror.
Historikisht, fjala “e djathtë” hyri në politikë në Francën e vitit 1789, kur në Asamblenë Kombëtare, mbrojtësit e mbretit, fesë dhe traditës zunë vend në të djathtë të sallës, përballë revolucionarëve që kërkonin ta rindërtonin botën nga e para.
Por në thelb, e djathta është më e vjetër se kjo ndarje.
Është fryma e Ciceronit, që besonte te rendi natyror.
Është gjykimi i Aristotelit, që kërkonte mesataren dhe refuzonte ekstremet.
Është urtësia e Shën Augustinit, që e shihte njeriun të prirur drejt gabimit, ndaj kishte nevojë për rend, moral dhe besim.
Është zëri i zakonit, kujtesës dhe përgjegjësisë.
Figura si Edmund Burke, Joseph de Maistre, Donoso Cortés dhe më vonë T.S. Eliot, Orwell, Kirk e Solzhenitsyn, formësuan atë që quajmë mendimi i djathtë.
Jo si urrejtje për të renë, por si besnikëri ndaj asaj që ka kaluar provën e kohës.
🕊️ E djathta lindi kur njerëzit kuptuan se ka gjëra që nuk ndërtohen, por trashëgohen.
Dhe se trashëgimia është një dhuratë që kërkon kujdestarë, jo konsumatorë.
.png)











Comments