🛡️ SI TA KUPTOJMË TË DJATHTËN. 12 Korrik
- Arian Galdini

- Jul 12, 2025
- 1 min read

Titulli: Pierre Manent dhe kufijtë që formojnë lirinë
Në një Evropë që po tretet në universalizma bosh, Pierre Manent (1949–), filozof francez dhe mbrojtës i traditës politike perëndimore,
na kujton një të vërtetë të thjeshtë dhe të harruar:
“Liria ka nevojë për formë. Dhe forma kërkon kufi.”
Për Manent-in, nuk mund të jesh i lirë në një hapësirë pa përkatësi, pa histori, pa atdhe.
Njeriu i shkëputur nga kombi, nga qytetërimi, nga institucioni, është i pambrojtur ndaj totalitarizmave të reja, që premtojnë gjithçka, por zhveshin gjithkënd.
E djathta që ai përfaqëson është një kthim i urtë te realiteti njerëzor, njeriu ka nevojë për gjuhë që ta kuptojë, tokë që ta mbajë, zakon që ta orientojë.
Një komb nuk është kështjellë e mbyllur, por shtëpia ku liria merr trajtë dhe kuptim.
🕊️
Të jesh i djathtë do të thotë të mbrosh kufijtë, jo për të përjashtuar, por për të formuar një hapësirë ku njeriu të mos humbasë vetveten.
Sepse pa kufi, nuk ka më shtëpi.
Dhe pa shtëpi, edhe liria bëhet endje në shkretëtirë.
.png)











Comments