🛡️ SI TA KUPTOJMË TË DJATHTËN. 15 Korrik
- Arian Galdini

- Jul 15, 2025
- 1 min read

Titulli: Carl Schmitt dhe politika si dallim mes mikut dhe armikut
Carl Schmitt (1888–1985), një nga më të thellët dhe më të kontestuarit juristë dhe teoricienë të së djathtës europiane, ishte i bindur se politikën nuk mund ta kuptosh me iluzione liberale, por vetëm duke e parë ashtu siç është, vendimtare, përjashtuese, dramatike.
Për Schmitt-in, thelbi i politikës nuk është dialogu, por vendimi.
Dhe vendimi lind kur dallon qartë se kush është miku, e kush është armiku.
Kjo nuk është thirrje për dhunë, por thirrje për kthjellim, nuk mund të ketë rend pa sovranitet, nuk mund të ketë paqe pa kuptuar rrezikun.
E djathta e tij është një kritikë radikale e iluzionit se politika është menaxhim teknik,
dhe një rikujtim se çdo rend ka një akt themelor, një zgjedhje, një kufi.
Liria nuk lind nga konsensusi, por nga vendimi për ta mbrojtur rendin që e bën të mundur.
🕊️
Të jesh i djathtë do të thotë të mos ngatërrosh paqen me indiferencën, as tolerancën me dorëzimin.
Sepse nuk ka dashuri për paqen pa guxim për të njohur armikun.
.png)











Comments