🛡️ SI TA KUPTOJMË TË DJATHTËN. Dita 5
- Arian Galdini

- Jun 25, 2025
- 1 min read

Titulli: Edmund Burke dhe tmerri nga revolucioni që fshin kujtesën
Kur Franca digjej në flakët e revolucionit, Edmund Burke (1729–1797), një politikan britanik i urtë e i përulur, shkroi:
“Ata që nuk kanë kujtesë, nuk mund të kenë as liri.”
Burke ishte i pari që kuptoi se kur njerëzit fshijnë traditën dhe fillojnë nga zero, nuk ndërtojnë një botë të re, por një makth.
Sepse nuk mund të krijosh virtytin përmes dekretit.
As ta zëvendësosh fenë me arsyen, ose atdheun me idenë.
Burke e pa revolucionin si jo një çlirim, por si një çarje e ndarje me gjithçka që e kishte mbajtur njeriun njerëzor.
E djathta qëndron përballë çdo revolucioni që shemb të kaluarën, zhduk rrënjët dhe fshin kujtesën për të ndërtuar një “parajsë” mbi harresën.
Sepse harresa është parajsa e tiranëve.
🕊️
Të jesh i djathtë do të thotë të refuzosh botën që nuk nderon as varrin, as nënën, as Zotin, dhe që në vend të zemrës ka një projekt.
Sepse pa kujtesë, edhe liria bëhet një armë që të kthen në skllav.
.png)











Comments